Në kuadër të aktiviteteve në terren që i ka OBRM-PDUKM-ja lidhur me referendumit, nënkryetari i OBRM-PDUKM-së Aleksandar Nikollovski ishte në Komunën Qendër dhe në Sopishte. Në takim u bisedua për gjendjen aktuale lidhur me marrëveshjen me Greqinë dhe për ndryshimin e emrit.
“Ajo çfarë mund të vërejmë është se mbesin disa përshtypje. e para se qeveria vendosi të diskutojë për gjithçka përveç për përmbajtjen e marrëveshjes. E dyta ikin nga debati për përmbajtjen e marrëveshjes, për shkak se e dinë se nuk kanë argumente dhe se nuk ka qenë e rëndësishme emri i shtetit, as identiteti i mbrojtur kombëtar maqedonas. Ndërsa nga ana tjetër, nuk kemi asnjë garanci për integrimin e mëtutjeshëm të Maqedonisë në NATO dhe BE”, tha Nikollovski.
Sipas Nikollovskit, Qeveria ik nga publiku për amendamentet kushtetuese që janë, sipas tij, janë thelbi dhe zemra e marrëveshjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Puna tjetër që e vërejtën është se shkohet në akt në një nervozë dhe panik ditëve të fundit dhe bëhet preson ndaj njerëzve, të dalin të votojnë ashtu siç qeveria pret. Po bëhet presion ndaj administratës publike, po bëhet presion ndaj biznesit privat dhe aj presion është i dukshëm dhe i madh”, thotë nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikollovski duke shtuar se për fat të mirë në Maqedoni ka një rezistencë mes qytetarëve dhe ka shqetësim nga idetë për falsifikim në ditën e votimit, për shkak se Kuvendi nuk lejoji të ketë mbikëqyrës nga ana e partive politike që do të mund të reagonin në parregullsitë eventuale./Telegrafi/