Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikollovski pasi u zgjodh të jetë në pjesën e programit për liderë të rinj në “Friends of Europe”, u shpreh se është krenar se ndodhet në mesin e 40 personaliteteve më me ndikim në Evropë.
“Për zgjedhjen time nga “Friend of Europe” mes tjerash shkruan se jam i përkushtuar në luftimin e korrupsionit. Këto fjalë janë motiv i fuqishëm që të vazhdojë fuqishëm të angazhohem në luftën kundër korrupsionit”, u shpreh Nikollovski.
Ai shtoi se korrupsioni është arsyeja kryesore pse të rinjtë e lëshojnë Maqedoninë dhe rajonit dhe se korrupsioni e dëmton ekonominë dhe shkatërron demokracinë.
“Për këtë shkak duhet ta luftojmë korrupsionin”, tha Nikollovski.