Deputetja e koalicionit qeveritar, Julijana Nikollova, u kërkoi të gjithë deputetëve, veçanërisht atyre të OBRM-PDUKM-së, të mbështesin amendamentet kushtetuese pasi ata kaluan në Komisionin Kuvendor për Çështjet Kushtetuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Është momenti që të gjithë së bashku të tregojmë sa na intereson dhe sa duam më të mirën e vendit tonë, duke siguruar një të ardhme të ndritshme dhe anëtarësim në BE dhe NATO. Qytetarët shprehën mendimin e tyre, shumica e tyre dhanë mbështetjen e tyre për Maqedoninë që të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-s. Prandaj, ne, si përfaqësuesit e tyre, duhet të dëgjojmë vullnetin e tyre dhe të mbështesim ndryshimet kushtetuese. U tregua se me këto asgjë nuk kemi humbur, por përkundrazi, është forcuar identiteti, paprekshmëria e kufijve tanë dhe vazhdon vazhdimësia historike e shtetësisë”, tha Nikollova.
Ajo shtoi se nëse udhëheqësia e OBRM-PDUKM-së edhe më tej përpiqet për amnisti dhe i bllokon procesin e integrimeve, si zgjidhje e vetme do të jenë zgjedhjet e parakohshme./Telegrafi/