Site icon Telegrafi

Nikollov: Shqipëria kërkon territore të Maqedonisë

Në revistën amerikane ”Hill” janë publikuar replika të Bill Nikollov nga Lëvizja ndërkombëtare maqedonase për të drejtat e njeriut dhe Georgea Polizos nga Instituti Amerikan Helenistik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas agjencisë së lajmeve AIM, Nikollov mbanë qëndrimin se vetë fjala ”republikë” para emrit Maqedonia nënkupton se bëhet fjalë për një dallim territorial me provincën Maqedonia të Greqisë. Sipas tij, pohimi i Polizos se pjesë të Maqedonisë janë në Bullgari dhe Greqi, vërteton faktin se është ndarë territori historik i Maqedonisë.

Megjithatë Nikollov shkonë aq larg sa që konsideron se pjesë të territorit të Maqedonisë janë marrë edhe nga Shqipëria, në vitin 1919, ndërkaq deklaron se Shqipëria kërkon territore të Maqedonisë, megjithëse e njeh etninë dhe gjuhën e këtij vendi./Telegrafi/

Exit mobile version