Telegrafi

Nikollov: Për të parandaluar përhapjen e llojit delta nevojiten masa të domosdoshme

Kryetari i Komisioni për Shëndetësi në OBRM-PDUKM, Igor Nikollov sot tha se të domosdoshme janë masat në mënyrë që të parandalohet përhapja e llojit delta të coronavirusit.

Ai tha se po ashtu në Maqedoni duhet të përshpejtohet procesi i vaksinimit të popullatës me vaksinë kundër coronavirusit.

“Dje gjatë mbledhjes së Komisionit për Sëmundje Ngjitëse nuk u mirata asnjë masë. Të gjithë jemi dëshmitarë se diskotekat punojnë deri në maksimum me shumë persona. Un do t’i propozoja KSI-së të profesionalizohet dhe aty të përfshihen ekspertë nga universitetet dhe Fakultetet e Mjekësive në Maqedoni për shkak se kemi më shumë se një. Natyrisht duhet të përfshihen institucionet që punojnë me këtë problematikë. Shumë e rëndësishme është të përshpejtohet procesi i vaksinimit”, thotë Nikollov.

Ai shtoi se po ashtu duhet të zbatohen masa në kufi në mënyrë që të parandalohet vala e re./Telegrafi/