Unë nuk pres që OBRM-PDUKM të humbasë më shumë deputetë, por e lë të hapur mundësin për shkak të kërcënimeve që i marrin, thotë anëtari i Komitetit Ekzekutiv të partisë, Igor Nikollov, sipas të cilit, megjithëse deputetët mohojnë se kanë presione, por këtë e tregoi i tërë procesi në Kuvend në ditën e votimit për hapjen e Kushtetutës.
“Nuk kemi dëshmi për presione dhe kërcënime ndaj tyre, unë personalisht nuk kam informacione, por e gjithë situata dhe gjithçka që po ndodhte çon në sjellje të çuditshme të ditës së premte, kur seanca filloi në orën 10 dhe përfundoi në orën 22:00. Këto janë të dhëna që na bëjnë të mendojmë supozime të caktuara”, thotë Nikollov në intervistë për “Makfax”.
Nikollovi i inkurajoi tetë deputetët, që tani kanë grup të ri parlamentar, që të themelojnë një parti të re nëse ata e konsiderojnë të nevojshme, edhe pse ai pretendon se ata nuk do të kenë mbështetjen e qytetarëve.
Nikollov gjithashtu nuk garantoi se tetë deputetët e larguar nuk do të votojnë për marrjen e mandatit të deputetit të Nikolla Gruevskit, mirëpo siç theksoi ai, nuk beson në një gjë të tillë./Telegrafi/