Kryetari i Komunës së Radovishit, Sashko Nikollov, sot në një konferencë për shtyp, tha se ai së bashku me bashkëpunëtorët e tij kanë realizuar investime rekorde prej 12,5 milionë euro në këtë komunë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kemi ndërtuar stacionin pritës, kemi realizuar investime në infrastrukturën rrugore dhe kanalizimet, gjithashtu kemi përmirësuar jetën e qytetarëve të kësaj komune. Deri tani kemi investuar shumë rekorde prej 12,5 milionë euro”, tha mes tjerash Nikollov.
Nga Vetëqeverisja lokale thonë se edhe këtë vit kanë planifikuar projekte të cilat do ta përmirësojnë jetën e qytetarëve në Radovish./Telegrafi/