Site icon Telegrafi

Nikollovski: Së bashku me bujqit punojmë për masat e reja për stabilizimin e blerjes së orizit

Ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikolloski sot në Shtip tha se janë marr masa për krijimin e masës së re për blerjen e orizit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Këtë vit janë prodhuar 17.000 ton oriz, prej të cilave vetëm 18 për qind është shitur. Qëllimi i subvencioneve të reja është që të rritet blerja, të lëviz tregu, të rritet çmimi i blerjes”, tha Nikollovski.

Nikolloski tha se përveç këtyre masave bujqit mund të shfrytëzojnë edhe masat nga programi për financim dhe mbështetje të bujqësis.

Nikollovski i informoi të pranishmit me masat që do të merren në lidhje me jo organizimin e blerjes së orizit, eksportin dhe importin e pesticideve dhe shitjen e orizit tek blerësit./Telegrafi/

Exit mobile version