Telegrafi

Nikolloski: Zaev më padit, por edhe më tej them se ai është në krye të zhvatjes piramidale

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikolloski nëpërmjet një konference për shtyp njoftoi se “kryeministri Zoran Zaev ngriti aktakuzë kundër meje për një deklaratë politike ku them se janë zhvatur mbi 20 milionë euro dhe se ai është në krye të piramidës”.

Sipas Nikollovskit, qëllimi i pushtetit është që të kërkojë falje për atë që tha dhe të bëj tërheqje për atë që tha, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Zaev kërkon t’i paguaj 60.000 denarë për dëmshpërblim dhe ta paguaj avokatin e shtrenjt”, tha Nikolloski i cili  edhe një herë përsëriti se qëndron pas deklaratave që ka thënë dhe se aktakuza është dorëzuar për të shpërqendruar vëmendjen.

Nikolloski tha se me kënaqësi do të shkojë në gjykatë ku nga ana e tij do të vërtetohet e vërteta./Telegrafi/