Site icon Telegrafi

Nikolloski: Rruga Gradsko – Drenovë do të përfundojë deri në fund të vitit

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski në profilin e tij në Facebook ka publikuar video nga ndërtimi i autostradës Gradsko-Drenovë, ndërkaq paralajmëroi përfundimin e saj deri në fund të këtij viti.

Ai thotë se kjo rrugë do të shkurtojë udhëtimin nga Manastiri dhe Prilepi për në Shkup, Gjevgjeli dhe Selanik.

“Me këtë video nga rruga Gradsko – Drenovë vendosim dinamikë të re pune. Me punë dhe organizim të mirë deri në Vitin e Ri do të mundësohet vozitja në këtë rrugë ekspres e cila do të shkurtojë udhëtimin nga Manastiri dhe Prilepi për në Shkup, Gjevgjeli dhe Selanik”, paralajmëroi ministri Nikolloski.

 

Exit mobile version