Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikolloski thotë se partia e tij beson se në tetor, Bashkimi Evropian do t’i japë një pikë referimi Maqedonisë dhe jo një datë për nisjen e bisedimeve.
Nikolloski sot në emisionin ‘Top Tema’ tha se Qeveria që nga muaji mars a ka ditur se në qershor nuk do të marrë datë për nisjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, disa vende anëtare të BE-së kanë përpunuar raporte të veçanta për gjendjen në Maqedoni. Aty, sipas Nikolloskit thuhet se është punuar për dosien e korrupsionit në shtet.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme, Këshilli i Ministrave anuloi vendimin për nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe se këtë vendim do ta marrë jo më vonë se në tetor të këtij viti./Telegrafi/