Nëse mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare, me cilën parti shqiptare do të bënte koalicion OBRM-PDUKM?
Në këtë pyetje sonte në “10 minuta” në “TV21” është përgjigjur Aleksandar Nikolloski, nënkryetar i OBRM-PDUKM-së.
Sipas tij, synimi primar i tyre është që të sigurojnë shumicën në Kuvend që të mos shantazhohen dhe tu bëjë presion nga askush.
Por, siç thotë Nikolloski, ata sigurisht që i respektojnë përfaqësuesit e partive shqiptare, ndërsa dëshira e tyre është të bashkëpunojnë me forcat politike opozitare./Telegrafi/