Telegrafi

Nikolloski: Pushteti po ikën nga zgjedhjet parlamentare

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikolloski në intervistë për “Pressing Tv” tha se qëndrimi i partisë së OBRM-PDUKM-së është që të fitojë në zgjedhjet presidenciale, i cili shpreson se me to do të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ai i bën thirrje pushtetit, gjegjësisht shumicës parlamentare që një ditë e më parët ta vendos në rend të ditës iniciativën e OBRM-PDUKM-së, në mënyrë që Kuvendi të sqarohet.

“Kryetari i Kuvendit ende nuk e ka vendosur në rend të ditës iniciativën, me çka kjo tregon se ata ikin prej zgjedhjeve, sepse nuk dëshirojnë të ballafaqohen me qytetarët në zgjedhje”, tha Nikolloski./Telegrafi/