Site icon Telegrafi

Nikolloski: Projekti për çiftet e reja nis nga viti i ardhshëm

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, njoftoi se pas Vitit të Ri, do të dalin me kushtet dhe mënyrën se si çiftet e reja do të mund të marrin pjesë në projektin “Bli shtëpi për të rinjtë” me kushte të favorshme.

Ai foli në një ngjarje të organizuar nga Lidhja e Odave Ekonomike, e lidhur me zgjidhje inovative për shtëpi të mençura.

“Dua të njoftoj se nga viti i ardhshëm do të fillojmë të zhvillojmë projektin “Bli shtëpi për të rinjtë”, i cili synon t’u mundësojë shumë çifteve të reja të kenë një shtëpi të tyre me kushte jashtëzakonisht të favorshme”.

“Për këtë arsye, po përgatisim planet dhe pas Vitit të Ri do të dalim me propozime konkrete se në cilat komuna mund të realizohet ky projekt dhe në çfarë mënyre çiftet e reja do të mund të marrin mbështetje dhe ndihmë për të pasur një shtëpi të tyre”, theksoi Aleksandar Nikolloski, zv.kryeministër dhe ministër i Transportit.

 

Exit mobile version