Site icon Telegrafi

Nikolloski: Prioriteti ynë më i lartë është ndërtimi i hekurudhës në Korridorin 10

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski tha se për shtetin prioritet është ndërtimi i hekurudhës së shpejtë në korridorin 10.

“Ndërtimi i hekurudhës së shpejtë në Korridorin 10 është prioriteti më i lartë për shtetin. Do ta nis dhe do ta ndërtoj në dy mandate. Ky projekt është jashtëzakonisht i rëndësishëm nga aspekti ekonomik dhe do t’i mundësojë vendit të arrijë hapin me botën, në vend që të mbetet apendiks, tha sonte zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski.

Nikollovski në “Samo Interevju” theksoi se nuk është kundër ndërtimit të hekurudhës për në Bullgari.

“Unë nuk jam kundër ndërtimit të një hekurudhe drejt Bullgarisë, por ajo nuk do të ndërtohet në një rrugë të parealizueshme, shumë të kushtueshme dhe në një farë mënyre me tentativa korrupsioni ndaj meje dhe kryeministrit, gjë që u theksua publikisht”, theksoi ministri në lidhje me fazën e tretë të hekurudhës drejt Bullgarisë.

Sipas tij, hekurudha e shpejtë Shkup-Selanik do të nënkuptojë zhvillimin e vendit në tërësi, sepse pranë hekurudhës mund të ndërtohen zona potenciale ekonomike që do ta përdorin hekurudhën si transport më të lirë./Telegrafi/

Exit mobile version