Site icon Telegrafi

Nikolloski për rastin me Merkon: Kjo tregon se sa i prishur është sistemi

“Kjo tregon se sa i prishur është sistemi”. Kështu e ka komentuar nënkryetari i OBRM-PDUKM-së vendosjen e Ramiz Merkos në listën e zezë amerikane. Në TV21 ai tha se në Maqedoni askush nuk është përgjegjës për asgjë.

“Kjo tregon se SHBA ka më shumë ndikim dhe provokon një reagim më të madh publik se çdo organizatë apo institucion gjyqësor. Në Maqedoni askush nuk është përgjegjës për asgjë, prandaj ky është një lajm i madh në Maqedoni. Por korrupsioni as fillon dhe as mbaron me Merkon. Është në një nivel më të lartë, tek liderët e qeverisë dhe BDI-së”, tha Nikoloski.

Vendosja e Ramiz Merkos në “listën e zezë” nga SHBA-të, ka shkaktuar reagime të mëdha në opinion.

Kryetari i Strugës ende nuk është paraqitur në opinion, ndonëse ditëve të fundit ka shkuar në punë. Ndërkohë partia e tij, BDI, vendosi që ta ngrijë anëtarësinë e tij në parti dhe kërkoi nga institucionet e vendit që ta hetojnë zyrtarin e tyre./Telegrafi/

Exit mobile version