Telegrafi

Nikolloski: OBRM-PDUKM të premten do të publikojë aferë të re korrupsioni

OBRM-PDUKM do të mbajë një seri konferencash për shtyp të premten për të publikuar një aferë të re korrupsioni në lidhje me Agjencinë Kombëtare të programeve të arsimit dhe mobilizim, e cila po përdor edhe paratë e BE-së në këtë fazë të integrimit, tha për “Telma” nënkryetari i partisë, Aleksandar Nikolloski.

Nikolloski sqaroi se ky institucion përdor paratë evropiane, ndërsa OBRM-PDUKM do të njoftojë se si janë shpenzuar ato para.

“Ne do të zbulojmë se si janë shpenzuar paratë evropiane. Fondet u shpërndahen organizatave të afërta joqeveritare të udhëheqjes së agjencisë. Të njëjtat katër OJQ-të fituan projektet edhe vitin e kaluar edhe këtë vit. Rreth 3 milionë euro janë përvetësuar, ndërsa ofertat për agjencinë PR janë të dyshimta. Qeveria duhet të bëjë thirrje që kjo të hetohet shpejt, sepse paratë evropiane janë përvetësuar”, tha Nikolloski./Telegrafi/