Ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski, sot ka inspektuar ndërtimin e autostradës Gostivar-Bukojçan-Kërçovë, për të cilën tha se është rruga më e vështirë e autostradës “Korridori 8” për në perëndim.
Ai beson se ky seksion do të ndryshojë tërësisht funksionimin e ekonomisë, turizmit dhe rritjes ekonomike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Pas 50 vitesh fillon ndërtimi i autostradës Gostivar – Bukojçan – Kërçovë, rruga më e vështirë nga autostrada Korridori 8 për në perëndim, që do të thotë se udhëtimi ndërmjet kryeqytetit dhe Ohrit dhe Strugës do të zgjasë rreth një orë e gjysmë”, tha Nikollovski, duke theksuar se kjo pjesë praktikisht do të zgjidhë pjesën më të vështirë të autostradës Shkup – Kërçovë – Strugë – Ohër.
“Unë me të vërtetë mendoj se kemi një ditë historike. Kjo do të ndryshojë tërësisht funksionimin e ekonomisë, turizmit dhe do të përshpejtojë rritjen ekonomike. Kjo do të thotë edhe një lidhje e madhe për të gjithë”, tha Nikolloski.
Në pyetjen e një gazetari se ku do të kalojë rruga, Nikoloski tha se ajo fillon nga pikëpagesa e tretë dhe vazhdon për në Gostivar ose deri në pikëpagesën e katërt.
“Këtu kemi një zgjidhje krejtësisht të re nga të dyja anët, gjithsej tre, pra gjashtë korsi plus një rrugë ndihmëse. Prej këtu përfshihen qyteti i Gostivarit, lëviz mbi lumin Vardar, shkon në tri ura të mëdha që shkojnë në të majtë të Strazhës, kalon rreth malit të Strazhës, kalon përgjatë malit dhe del në anën tjetër në vendin Bukojçan. Nga Bukojçani mbi Kërçovë, NP tashmë është në përzgjedhjen e kontraktorit për autostradën e re, dhe më tutje nga Kërçovë deri në Ohër, autostrada tashmë është në ndërtim e sipër”, thotë ai.