Partia maqedonase në opozitë OBRM-PDUKM, ka reaguar në lidhje me raportin e sotëm të Prokurorisë për zjarrin tragjik në spitalin modular në Tetovë.
Nga kjo parti shprehen të bindur se raporti është përgatitur me urdhër të partive në pushtet LSDM dhe BDI.
Aleksandar Nikollovski nga OBRM-PDUKM, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në lidhje me raportin e Prokurorisë, tha se më përgjegjësi për këtë rast është ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Ai gjithashtu tha se është qesharake të thuhet se 14 persona e kanë humbur jetën, për shkak të një kabllo.
“Edhe nëse është kështu, sërish përgjegjësi ka ministri Venko Filipçe, pasi ai është ministër dhe përgjegjës për ndërtimin e spitalev modulare dhe funksionimin e tyre”, tha Nikollovski.
Ai tha se përgjegjësi do të ketë pas zgjedhjeve lokale, duke u shprehur i bindur se partia e tij do të fitojë./Telegrafi/