Delegacioni i OBRM-PDUKM-së është i penguar që të vendosë kurora lulesh tek varri i Nikolla Karevit.
Nënkryetari i OBRM-PduKM-së, Aleksandar Nikolloski tha se delegacioni i partisë ishte penguar të vendosë kurora lulesh tek monumenti e Makedonium në varrin e Nikolla Karevit në Krushevë, dhe gjithashtu ishte parandaluar të shkonte në Sliva dhe është dashur që të shkonte me një organizatë private.
“Shihet qartës se qeveria nuk e pëlqen ekzistenca e OBRM-PDUKM-së. Por, OBRM-PDUKM do të ekzistojë sepse i duhet popullit maqedonas”, tha Nikolloski./Telegrafi/