Telegrafi

Nikolla Todorov: Do të votoj “pro” në referendum

Ish-ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov nga radhët e OBRM-PDUKM-së, sot tha se do të votojë në referendumin e 30 shtatorit.

Ai në debatin e sotëm me temë “Debatojmë për NATO” nën organizimin Info qendrës për integrime euroatlantike, nën mbështetje të MPJ-së dhe ambasadës së Holandës, theksoi se pasi partia vendosi që secili të sjell vendim individual, ai do të dalë dhe votojë në referendum, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Maqedonia duhet të jetë pjesë e NATO-s dhe unë dua ta shoh Maqedoninë si pjesë e Aleancës. Ky është qëndrimi im. Unë e prita qëndrimin e partisë në lidhje me referendimin dhe kam të drejtë të vendosi si të dua. Nuk dal nga qëndrimi i partis, përkundrazi mendoj se qëndrimi im është në kuadër të qëndrimit të partisë”, tha Todorov.

Ai shtoi se i ka të qarta të gjitha pozicionet dhe në çfarë situate mund të jetë shteti.

“Gjitha aspektet i kam të qarta, por kjo është e arsyeshmja, ndërsa emocionalja nuk më lejon të votoj “pro”. Sipas meje OBRM-PDUKM-ja nuk mund ta bojkotojë referendumin, pasi nuk mund të jetë zë i vogël i izoluar i një grupi të qytetarëve, të cilët janë të helmuar. OBRM-PDUKM-ja duhet të jetë shumicë e fuqishme dhe për këtë arsye nuk mund ta bojkotojë referendumin”, tha Todorov./Telegrafi/