Pas shqetësimeve të ngritura nga shoqata e të diagnostifikuarve me diabet, ”Balance”, për mungesë të insulinës nëpër barnatoret e vendit, ka reaguar ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov, i cili thotë të kundërtën, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ministri Todorov thotë se furnizuesit qëllimisht e njoftojnë ministrinë kinse nuk ka insulinë, kurse nga ana tjetër u thonë pacientëve që nuk ka, duke krijuar një krizë të qëllimshme të insulinës për qëllime politike.
Duke drejtuar gishtin kah përfaqësuesit e LSDM-së, ministri Todorov thotë se përdoren gënjeshtra dhe manipulime për devalvime, kurse përgjegjësit, nëse u harxhohen rezervat në depo, ose janë para përfundimit, atëherë duhet që t’i kërkojnë, ndryshe nuk do t’i kenë. /Telegrafi/
Gjithashtu lexo: Nëpër barnatore ka mungesë insuline