Komitetet komunale të OBRM-PDUKM-së në Karposh, pa debat përjashtuan ish-zyrtarin e lartë të kësaj partie Nikolla Todorov.
Ky vendim nga Komiteti Komunal është marrë pas vendimit të Komitetit Qendror të OBRM-PDUKM-së, për ta përjashtuar nga partia Todorovin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ish-ministri i Shëndetësisë dhe zyrtarë i lartë i kësaj partie Nikolla Todorov kërkoi që ai të thirret dhe të dëgjohet nga Komisioni Disiplinor në Karposh, por kjo nuk ndodhi.
Më parë, Komiteti Komunal i Qendrës përjashtoi nga partia ish-drejtorin e DSK-së Sasho Mijallkov, i cili tha se partia ka nevojë për gjithë përfshirje, dhe jo politikat të përjashtimeve. Ai gjithashtu theksoi se partia nuk është pronë e udhëheqësisë aktuale./Telegrafi/