Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, u iku gazetarëve dhe kamerave pas takimit me partnerët e koalicionit ”Për Maqedoninë më të mirë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në vend të Gruevskit, deklaratë dha ministri i punëve të jashtme, Nikolla Poposki, i cili theksoi se janë marr vesh për pjesmarrje të përbashkët dhe programin zgjedhor që planifikohet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen me 5 qershor, duke inkurajuar të gjithë bartësit politik në vend që të japin kontribut konstruktiv.
Ai theksoi edhe një herë qëndrimin e tyre se zgjedhje më 5 qershor do të ketë dhe ftoi të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje që t`i bindin qytetarët se opsioni i tyre është më i mirë. Popovsi shtoi se të gjitha institucionet po bëjnë gjithçka për t`i ndihmuar KSHZ-së në organizimin e zgjedhjeve./Telegrafi/