Site icon Telegrafi

Nikolla Poposki konfirmon ardhjen nesër të gjermanit Haindl

Numri një i Ministisë së Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki ka konfirmuar që i dërguari i posaçëm gjerman, Johannes Haindl nesër do të zbresë në Shkup. Ministri i Jashtëm Nikolla Poposki ardhjen e Haindl-it e ka vlerësuar si sinjal pozitiv. Ai ka thënë se ka së paku dy çështje për të cilat Gjermania mund ta ndihmojë vendin. “E para ka të bëjë me përforcimin e kredibilitetit të shumë premtimeve të përsëritura për atë që Maqedonia ka ardhmëri në kuadër të BE-së. Mendoj se ajo është sinjal që duhet ta presim nga Berlini. Çështja e dytë është sinjali që Gjermania ka interes që të jetë e përfshirë me çka de facto dërgohet edhe sinjal që nuk jemi të vetëm në një periudhë të gjatë kohore të pasigurt rreth mundësive që të afrohemi drejt BE-së në kushte kur edhe vet BE përballet me sfidat e veta”, citon Tv Shenja, deklaratën e ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ndërkaq, në lidhje me deklaratën e djeshme të euroambasadorit, Aivo Orav për tejkalimin e shpejtë të krizës politike dhe nëse ka informata se cilat do të jenë masat ndaj Maqedonisë nëse tërhiqet rekomandimi, Poposki tha se nuk do të dëshironte të fliste për një skenar të tillë.

“Ajo do të ishte negative për Maqedoninë në cilindo aspekt, nga ai ekonomik, politik, si dhe nga aspketi i aspiratave tona për anëtarësim në BE. Për këtë arsye mendoj se duhet të bëjmë gjithçka që një gjë e tillë mos të ndodh që këtë duhet ta shohim në një kornizë më të gjerë”, ka shtuar Poposki.

Nga ana tjetër, ambasadori i SHBA-së, Jess Baily duke u përgjigjur në pyetjen nëse ka përafrim të qëndrimeve mes partive dhe se ambasadorët a janë duke zhvilluar bisedime me partitë, ka deklaruar sot se se përpjekjet për dalje nga kriza po vazhdojnë. “Së bashku me kolegun tim nga delegacioni i BE-së, kontaktojmë më partitë dhe punojmë me tan ë gjetjen e zgjidhjes për dalje nga kriza politike. Përkushtimi jonë është i fuqishëm dhe vazhdojmë të punojmë edhe më tej.”, ka thënë Baily. Baily këto komente i ka bërë gjatë një konferencë ndërkombëtare të mbajtur në Ohër./Telegrafi/

Exit mobile version