Telegrafi

Nikolla Poposki dorëhiqet nga Komiteti Ekzekutiv i OBRM-PDUKM-së (Foto)

Dyshimeve për krizë të thellë brenda partisë së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski u shtohet pesha me faktin e dorëheqjes së Nikolla Poposkit, ish-ministër i Punëve të Jashtme.

Në profilin e tij zyrtar në Facebook, Poposki bën të ditur se ka dhënë dorëheqje nga Këshilli Ekzekutiv i OBRM-PDUKM-së, një muaj më parë.

Ai sqaron se dorëheqja ka ardhur si rezultat i dallimeve në interpretimin e rezultatit zgjedhor, dallimeve në mënyrën e vendimmarrjes afatgjate dhe ndjenja që këto vendime çojnë në ndasi brendapartiake të panevojshme.

Popovski nuk tërhiqet nga partia, por vazhdon të jetë anëtarë në disa komisione partiake./Telegrafi/