Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Lindita Nikolla ka reaguar sot në lidhje me këtë projektin e deklaruar dy ditë më parë nga kryeministri Rama se ka ardhur koha që shkollat publike të hapin dyert për njohjen e besimeve fetare.
Nikolla ka theksuar se në shkolla nuk do të futet mësimi i fesë, por mësimi i kulturave fetare.
Ministrja sqaroi se nuk bëhet fjalë për një projektvendim, por është një nismë me ndihmën e ekspertëve. “Po operojmë me observatorin e laicitetit me diplomatët”- tha ministrja Nikolla.
Fillimisht projekti do të zbatohet në 10 shkolla pilot, në klasat e gjashta dhe në vitin e parë në gjimnaz. /Telegrafi/