Site icon Telegrafi

Nikolla Dimitrov: “Do të kemi zgjedhje të bojkotuara nga opozita” (Video)

Ish- ambasadori i Maqedonisë në SHBA dhe Holandë, Nikolla Dimitrov në emisionin “10 Minuta”, tha se ndoshta do të kemi zgjedhje të cilat do t’i bojkotojë opozita. Sipas tij, nëse opozita merr pjesë në zgjedhje, atëherë do të jetë bashkëpjesëmarrëse në mosplotësimin e kushteve të Marrëveshjes së Përzhinos.

“Ndoshta hyjmë në një fazë që do të thotë përshkallëzim i krizës. Zgjedhjet nuk do të njihen nga opozita, por të shohim se si do të deklarohet Bashkësia ndërkombëtare. Është pak e pandershme që të presim vetëm nga KSHZ-ja, sepse ky është një institucion i cili kujdeset vetëm për njërin prej tre elementeve, gjegjësisht për Listën zgjedhore. E ku janë mediat, ku është ndarja e shtetit nga partia?”, u shpreh Nikolla Dimitrov, Ish Ambasador në SHBA dhe Holandë.

Sipas Nikolla Dimitrovit, të gjithë janë të lodhur nga situata në Maqedoni. Qytetarët dhe bashkësia ndërkombëtare, siç tha ai, duan që kriza politike të përfundojë sa më shpejtë. Megjithatë, kriza nuk do të përfundojë me zgjedhje të këqija, shton Dimitrov, njofton tv21.

“Kriza nuk do të përfundojë me zgjedhje të këqija. Do të duhet të ketë një zgjidhje ligjore, do të duhet t’i çlirojmë institucionet. Bashkësia ndërkombëtare ka interes që Maqedonia të funksionojë, të jetë stabile dhe gjithmonë të jetë kështu. Unë apeloj deri tek ata që të jenë më të sinqertë dhe më të qartë”, shtoi Dimitrov.

Është e vështirë të parashikohet, por është e mundshme të ndodhë që Gruevski dhe Ahmeti të shkojnë në zgjedhje pa opozitën, thotë Dimitrov. Sipas tij, ky pushtet shpëtimin e sheh tek zgjedhjet e shpejta të parakohshme. /Telegrafi/

 

Exit mobile version