Telegrafi

Nikolla Dimitrov për vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, sot do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë, ku do të realizojë takim me homologun e tij Mevlut Çavushoglu.

Siç njoftojnë nga MPJ, Dimitrov do të ketë takime me përfaqësues të lartë shtetëror, si dhe me ministrin e Mbrojtjes Hulusi Akar dhe gjithashtu takime në Kuvendin e Turqisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në fokusin e takimeve me ministrin Çavushogllu do të jetë forcimi i marrëdhënieve dypalëshe, përparimi i bashkëpunimit, si dhe këmbimi i mendimeve për disa çështje aktuale rajonale. Pritet që Dimitrov dhe Çavushogllu të nënshkruajnë memorandumin për bashkëpunim mes Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Turqisë për bashkëpunim në fushën e teknologjisë informatike dhe arkivat diplomatike”, thonë nga MPJ./Telegrafi/