Site icon Telegrafi

Nikolla Dimitrov për vizitë pune në Bruksel dhe Berlin

Pas takimeve të mbrëmshme dhe aktiviteteve të shumta në Paris, ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot do ta vazhdojë me turneun evropian.

Fillimisht ai do të qëndrojë për vizitë punë në Bruksel, për të arritur më pastaj në Berlin.

Në fokus të këtyre takimeve, do të jenë hapat e mëtejshëm që do të jenë vendimtarë nga Këshilli i BE-së në tetor.

Në këto vizita Dimitrov pritet të takohet me eurokomesarin Johannes Hahn./Telegrafi/

Exit mobile version