Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme, ministri Nikolla Dimitrov në telefon bisedoi me nënkryetarin e Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq.
Sipas njoftimit, me Daçiqin janë ndarë përvojat në luftën me krizën shëndetësor si dhe informacione për gjendjen epidemiologjike në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Ministrat poashtu biseduan për planet për zbutjen e mëtejshme të masave kufizuese, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ministri Daçiq njoftoi se tashmë nuk është e nevojshme pëlqimi i posaçëm për hyrje të shtetasve të huaj në Serbi dhe se kalimi nëpër kufijtë serb po zhvillohet normal.
Dy ministrat, siç njoftojnë nga MPJ, u pajtuan për bashkëpunim intensiv bilateral dhe thellim të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe në këtë kuptim, Dimitrov pranoi ftesën e ministrit Ivica Daçiq për vizitë zyrtare në Serbi gjatë periudhës së ardhshme./Telegrafi/