President serb, Tomislav Nikoliq, ka thënë se “ajo që shqiptarët e Kosovës janë duke bërë me pronën e Trepçës dhe kodit telefonik është grabitje dhe uzurpim, andaj ne nuk mund të pajtohemi me këtë”.
Nikoliq tha se ‘vija e kuqe’ është shkelur, andaj ky mesazh duhet të dërgohet tek autoritetet e Prishtinës dhe BE-së.
“Ne kemi bërë shumë lëshime me shqiptarët e Kosovës. Limiti duhet të vendoset diku, andaj ne nuk do të bëjmë lëshimi për çështjen e Trepçës dhe kodit telefonik”, ka deklaruar Nikoliq.
Ai më tej ka thënë se “Serbia nuk duhet të pranojë kushtet që vendosen për vazhdimin e negociatave në Bruksel”, raporton Tanjug. /Telegrafi/