Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka thënë se trenin që ishte nisur nga Beogradi për në Mitrovicë, e ka ndaluar ai dhe kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Unë dhe Vuçiqi kemi vendosur që ta ndalim trenin në Rashkë, derisa ata pas tri orësh i shfaqën Njësitet Speciale të cilat e dinin se treni nuk do të vjen, sepse Vuçiqi foli me krejt amabasadorët e huaj në Beograd”, ka thënë Nikoliq duke iu drejtuar gazetarëve në Bruksel, pas takimit me Federica Mogherini, transmeton Klan Kosova.
Nikoliq ka thënë poashtu se ai i ka thënë shefes së Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherinit se nuk ka konflikt mes të dyja vendeve dhe se nuk do të ketë as në të ardhmen.
Në ndërkohë, ajo që është quajtuar si “darka e pajtimit” mes të dyja palëve pritet të fillojë për pak.