Telegrafi

Nikolic: Serbia kurrë në NATO

“Asnjëherë nuk do të propozoj të hyjmë në NATO, e as që do të pajtohem nëse qytetarët e Serbisë e marrin një vendim të tillë”, tha Nikolic në intervistën për Radiotelevizionin e Serbisë, dhe shtoi se “partneriteti për paqe është maksimumi me të cilin duhet të bashkëpunojmë me NATO-n”, transmeton Rel.

Sipas tij, derisa të tjerët rreth Serbisë “nuk vendosin për tu ulur dhe t’i ndalim kërcënimet për njëri-tjetrin, Serbia duhet ta ketë ushtrinë”. /Telegrafi/