Nicole Kidman kurrë nuk e ka fsheh faktin se familja është në rend të parë, të cilën gjë e ka konfirmuar duke publikuar imazhe dhe mesazhe që i referohen asaj.
Nga martesa e parë me Tom Cruisen, aktorja ka dy fëmijë të adoptuar, vajzën Isabella si dhe të biri, Connor.
Artistja tash është e martuar me këngëtarin Keith Urban, me të cilin ka dy vajza, dhjetëvjeçaren Sunday Rose si dhe Faith Margaret, tetë vjet.
Nicole dhe Kit gjithmonë kanë dashur që vajzat e tyre të kenë një fëmijëri të qetë dhe normale, e cila gjë për momentin po ju shkon për duar.
Këtë herë, megjithatë, ajo nuk arriti të heqë dorë nga butësia e vajzave të saj. Aktorja australiane publikoi një fotografi në të cilën shihet duke i përqafuar vajzat.
“Unë nuk jam asgjë pa dashurinë e familjes sime”, shkroi me këtë rast biondina 51-vjeçare në llogarinë personale në Instagram.
Ndryshe, çifti rrallëherë bëhen temë e mediave rozë apo bien në sy të paparacëve, ku këta zakonisht i fotografojnë në aeroport, gjatë një shëtitje në qytetet ose në ndonjë ndeshje sportive. /Telegrafi/