U afrua te Milani gjatë verës me shumë bujë, por Nikola Kalinic ende nuk ka dhënë ndikimin e duhur në sulmin kuqezi.
Sulmuesi kroat së fundmi duhet të vuajë edhe nga një dëmtim i rëndë.
Ai u dëmtua në mesjavë në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Interit, ku la sfidën përgjysmë dhe u largua nga fusha.
Në fillim u duk një ndërhyrje e lehtë ajo që Skriniar bëri ndaj Kalinic, por nuk ka rezultuar e tillë.
Nga një foto e kaviljes të publikuar nga Kalinic kupton që kroati ka pasur një dëmtim relativisht të rëndë nga i cili duhet të marrë veten në ditët në vazhdim.
Ndryshe, Milan barazoi si mysafirë i skuadrës së Fiorentinës. /Telegrafi/