Me 43 vota, profesori dhe dekani i Fakultetit të mjekësisë, Nikola Jankulovski, është zgjedhur për rektor të ri të UKM, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kandidati tjetër Nenad Novskosvski ka marrë gjashtë vota, ndërsa gjashtë vota ishin të pavlefshme. Paraprakisht Plenumi Studentor e braktisi seancën pasi që Senati i universitetit i verifikoi mandatet e 67, nga 68 anëtarët, në mesin e të cilëve edhe të atyre të Parlamentit studentor për të cilët Plenumi pohon se u ka kaluar mandati.
Pas polemikave të shumta Plenumi studentor e braktisi seancën ndërsa Senati vazhdoi me votimin për zgjedhjen e rektorit të ri.
“Premtoj se do të bëj përpjekje maksimale që të përmbush premtimet e mia”, kështu ka deklaruar Rektori i ri i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”. “Do të bëj përpjekje maksimale për avancimin e punës shkencore-hulumtuese si dhe të kushteve për punë”, ka shtuar Jankulovski./Telegrafi/