Site icon Telegrafi

Niko Kovac: As sot, as nesër nuk do ta transferojmë Rebicin

Gjatë gjithë verës u raportua se Ante Rebiç do të bëhet lojtari i ri i Bayern Munichut.

Por, duket se nuk do të ketë asgjë rreth këtij transferimi të kroatit te gjiganti gjerman.

Gazeta “Bild” gjatë një interviste me trajnerin e bavarezëve, Niko Kovaç, ky i fundit ka zbuluar se nuk do të ndodh transferimi i mesfushorit me tipare sulmuese te kampioni i Bundesligës.

“Nuk ka asgjë midis Bayernit dhe Ante Rebic. Ai është një lojtar i madh dhe ka një personalitet të fortë. Por, nuk kemi shfaqur ndonjë interesim për të, as sot as nesër”, tha Kovac.

Kujtojmë se Rebic ishte nën urdhrat e trajnerit Kovac te skuadra e Eintracht Frankfurtit, i cili klub nën drejtimin e kroatit fitoi Kupën e Gjermanisë, duke i dhënë fund “agjërimit” 30 vjeçar pa ndonjë trofe.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Bayern Munichut

Pas kësaj, Kovac mori drejtimin e skuadrës më të mirë gjermane dhe pritej të merrte edhe Rebicin, i cili ndërkohë pati paraqitje fantastike me Kroacinë në botëror, ku u shpall nënkampion.

Ndryshe, Bayerni nën drejtimin e kroatit në International Champions Cup, ka dy humbje dhe një fitore. /Telegrafi/

Exit mobile version