Ushtrimet fizike janë të rënda thuajse për çdo njeri, e veçanërisht për gratë myslimane të cilat duhet të qëndrojnë të veshura me mbulesa të nxehta edhe gjatë ushtrimeve.
Por, kompania Nike është duke punuar për të gjetur një zgjidhje të përsosur për këtë problem të grave myslimane. Nike së fundmi ka deklaruar se janë duke punuar për t’i sjellë në treg mbulesat sportive të dizajnuara enkas për atletet myslimane, transmeton Telegrafi.
Këto veshje sportive pritet të kenë peshë të lehtë dhe të jenë të ajrosura, ndërsa nuk rrëshqasin në trup gjatë kohës që ushtroni.
Këto mbulesa do t’ua mundësojnë atleteve myslimane lëvizjen e lirë të gjymtyrëve pa frikën se temperatura e trupit do të rritet më lartë se normalja.
Mbulesa Pro Hijab veçse është testuar nga atletë të ndryshëm dhe do të jetë në dispozicion në vitin 2018. /Telegrafi/