Telegrafi

Nike shuan biznesin e pajisjeve FuelBand

Gjiganti i veshjeve dhe pajisjeve tjera sportive – Nike, së fundmi e ka larguar ekipin përgjegjës për zhvillimin e FuelBand, pasi kompania ka braktisur planet për një version të ri të përcjellësit të ushtrimeve sportive, raporton CNET.

Rreth 55 njerëz nga ekipi i harduerit të Nike+FuelBand do të largohen nga kompania Nike. Në një email për CNET, një zëdhënës i Nike e ka konfirmuar se do të ndodhë "një largim i një numri të vogël të punëtorëve nga puna."

Pavarësisht shkurtimeve, Nike tha se Nike+FuelBand mbetet një pjesë e rëndësishme e biznesit të tyre.

Ende është e paqartë nëse Nike do të vazhdojë të krijojë harduer të ri për këtë njësi të biznesit të saj në të ardhmen. / Telegrafi /