Telegrafi

“Nike Pullover” që flet për kohën e Azet në Kosovë arrin një milion për dy ditë

Projekti më i ri muzikor pa videoklip i Azet, “Nike Pullover” ka arritur një milion klikime për dy ditë.

Kënga e cila flet për kohën e reperit në Kosovë ku po zhvillon një prej turneve më spektakolarë ndër vite nga ndonjë artist, tashmë po pëlqehet nga publiku.

Për vetëm 48 orë projekti arriti një milion klikime në YouTube.

Në iTunes në Gjermani tashmë ka pozitën e parë përkundër faktit se nuk ka videoklip.

Kënga është produksion i Jermaine P, ZinoBeatz dhe Don Gima.

Ashtu si shumë projekte tjera, edhe ky projekt është në kuadër të projektit KMN Street, VOL. 9 ku e veçanta është se në kopertinën e singlit shkruan “Made in Kosova”.

Azet mbetet një prej promotorëve më të mëdhenj të Kosovës në mbarë Evropën, duke qenë edhe reperi më i suksesshëm në shumë vende.

Reperi vazhdon turneun e tij sonte në Pejë, kurse të dielën performon në Prishtinë në Zone. /Telegrafi/