Telegrafi

Nike presion Barçës për Coutinhon

Philippe Coutinho (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Nike po ushtron presion mbi trajnerin e Barcelonës, Ernesto Valverde që të luajë më tepër me Philippe Coutinhon.

Shefi i Okdiario Eduardo Inda, duke folur me El Chiringuito, thotë se kompania amerikane po këmbëngul që trajneri spanjoll t’i jep më shumë hapësirë brazilianit.

Mesfushori po lufton për një vend të rregullt në formacionin startues gjatë këtij sezoni, duke pranuar publikisht se nuk është në të njëjtat standarde si sezonin e kaluar.

Naldo dhe Philippe Coutinho (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

“Coutinho po luan pothuajse me dekret. Kjo është një çështje e markave, Barcelona sponsorizohet nga Nike dhe ata paguajnë 100 milionë euro në vit për klubin”, tha Inda.

“Coutinho është lojtari më i mirë i Nikes te Barcelona, ku kanë në pronësi edhe Gerard Piquen dhe Sergio Busquetsin. Coutinho është imponuar. Ka sugjerime që të luajë më shumë se tani”, pohoi ai.

Futbollisti në këtë sezon në të gjitha garat ka luajtur 33 herë, por në shumicën e kohës nuk ka qenë që nga minuta e parë.

Ndryshe, 26-vjeçari deri më tani është paraqitur në 39 raste dhe ka realizuar 12 gola në të gjitha garat me kataluansit. /Telegrafi/