Telegrafi

Nike ndërpret përfundimisht bashkëpunimin me Greenwoodin

Nike përfundimisht i ka dhënë fund marrëveshjes me Mason Greenwoodin, pas skandalit me përdhunim dhe sulm seksual.

Talenti është larguar po ashtu nga skuadra e Manchester United, derisa fanellat e tij në dyqanin e klubit po ashtu janë tërhequr.

Madje, Djajtë e Kuq thuhet se kanë njoftuar tifozët e tyre se mund t’i zëvendësojnë fanellat e blera me emrin e lojtarit, me të ndonjë lojtari tjetër.

Lexo po ashtu Greenwood lirohet me kusht nga policia – vazhdojnë hetimet për përdhunim dhe kërcënim me vrasje

Nike fillimisht kishte suspenduar bashkëpunimin me sulmuesin, mirëpo tani ka marrë vendim që ta ndërpresë atë, raporton The Athletic.

Kështu, marka e njohur botërore nuk do të jetë as e detyruar që të kompensojë lojtarin për ndërprerje të kontratës.

Një akuzë e re për Greenwoodin është se ai po ashtu e kishte kërcënuar një studente 18-vjeçare me vrasje, derisa para pak ditësh është liruar me kusht. /Telegrafi/