Telegrafi

Nike hedh në treg atletet që lidhen vetë – ky është çmimi i tyre (Foto)

Falë një teknologjie të përparuar tashmë ju mund të pajiseni me atletet e firmës Nike të cilat lidhet vetë menjëherë pasi ju ti keni futur në këmbë.

Sipas kompanisë amerikane këpucët “HyperAdapt 1.0” do të dalin në treg në 1 dhjetor në New York dhe do të kushtojnë 720 dollarë.

Kompania konfirmoi se klientët do të mund të porosisin paraprakisht atletet përmes aplikacionit Nike +në 28 Nëntor, duke përdorur opsionin “Reserved for You”.

“HyperAdapt” është këpuca e parë sportive e Nike me lidhëse që lirohen e shtrëngohen vet, shkruan opinion.al.

Atletja ndryshon nga “Nike Mag”, një kopje e atleteve me lidhëse që lidhen vetë në filmin “Kthim në të ardhmen”.