Ratifikimi i demarkacionit është në dorën e partive në pushtet, të cilat i kanë numrat dhe mund ta votojnë atë. Kështu është shprehur Besa Shahini, njohëse e integrimeve evropiane për Rubikon të KTV-së.
“Nuk ka ende asgjë të sigurt”, ka thënë Shahini, e pyetur nëse do të votohet pro liberalizimit në Parlamentin Evropian.
Mirëpo, me krahasimin e Kosovës me Turqinë dhe emigrantët nuk pajtohet opinionisti Krenar Gashi.
“Në rastin e Kosovës nuk do të ketë befasi dhe nuk do të ketë lidhje mes emigrantëve dhe rastit të fuqisë”, ka thënë Gashi.
Ai ka theksuar se kriteret e paraqitura nga BE shpesh politikanët kosovarë.i kanë kryer sa për dy e faqe.
“Në rastin e Kosovës kanë qenë disa kritere të paarsyeshme, shembull si zyra e ombuspersonit”, ka thënë ai.
Obligimet apo kushtet e përmendura janë vetëm vazhdimësi e procesit sipas Bernard Nikaj, ish – ministër i Tregtisë.
“Nuk mendoj se do të ketë probleme në vazhdimësinë e procesit”, ka thënë ai.
Muaji shtator shihet si kohë optimale kur qytetarët do të lëvizin pa viza sipas Nikaj.