Site icon Telegrafi

Nika: Me LDK-në Drenasi do të jetë më i sigurt

LDK e nisi e para edhe zyrtarisht fushatën zgjedhore për kryetar të Drenasit.

Në Shtëpinë e Kulturës mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetari i LDK-së Isa Mustafa.

E kandidati Bedri Nika tha se në këtë komunë po vjen një qeverisje siç i ka hije.

Sipas Nikës, banorët duan alternativa të reja që u munguan qe 17 vjet për shkak të qeverisjes së keqe.

“Drenasit i duhet ndryshim rrënjësor e që me qeverisjen e kryeministrit Mustafa Drenasi do të bëhet më i sigurt”.

Ndërsa kryeministri Isa Mustafa tha se Qeveria e Kosovës do t’i ndihmojë kësaj komune në pikëpamje ekonomike dhe infrastrukturore.

Mustafa tha se beson në programin e kandidatit të tij dhe LDK do t’i jep mbështetje të vazhdueshme.

Zgjedhjet për kryetar të Drenasit do të mbahen më 4 dhjetor ndërsa KQZ-ja ka vendosur vetëm pesë ditë fushatë.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme po mbahen pas dorëheqjes së Nexhat Demakut nga pozita e kryetarit pasi që ai është dënuar për krime lufte./kp/

Exit mobile version