Pa bujë të madhe në media, ai po vazhdon rrugëtimin e suksesit në arenën ndërkombëtare.
Nik Xhelilaj ka lënë pas vetes një numër të madh të projekteve filmike jashtë vendlindjes.
Ai së fundi do të paraqitet në një serial, i cili po thyen shikueshmëritë në shtetin turk, “Payitaht: Abdülhamid”.
Aktori shqiptar luan rolin e Marcos, i cili është edhe kundërshtar i madh i Sulltant Abdulhamidit.
Niku ka publikuar një fragment të videos në llogarinë personale në Instagram teksa shihet duke e grushtuar një truproje të sulltanit, i njohur me emrin Murat.
Kujtojmë se episodin më të ri ku shfaqet edhe aktori shqiptar mund ta shihni sot me fillim në ora 18:00 në televizioni publik turk, TRT.
Ndryshe, Xhelilaj është duke punuar edhe në projekte të reja filmike, ku do ta shohim në ekranet e mëdha gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/