Telegrafi

Nik Xhelilaj i sjell festat e fundvitit ndryshe (Video)

Aktori shqiptar Nik Xhelilaj prej kohësh është shkëputur nga Shiqpëria dhe zhvendosur në Gjermani ku edhe po vazhdon karrierën.

Rolet e tij në filmat shqiptar ; “Alive”, “Shqipari” dhe “Trishtimi i zonjës Shanjder”, ende mbahen mend.

Por. tashmë Niku është zhvendosur ta kërkojë famën dhe suksesin në shtetin gjerman ku edhe ka realizuar filmin e ri “Winnetour” i cili do të shfaqet për Krishtlindje në ekranin e televizionit RTL.

Jemi të sigurtë që edhe atje do të jetë po ai aktori simpatik që tërheq vëmëndjen e vajzave. /inTV/Telegrafi/