Site icon Telegrafi

Nik Xhelilaj po shkëlqen me rolin e kosovarit në serialin turk, “Nefes Nefese”

Nik Xhelilaj është një ndër aktorët më të suksesshëm të ditëve të sotëm.

Aktori shqiptar po vazhdon të bëjë karrierë ndërkombëtare dhe së fundi është paraqitur në një projekt turk.

Ai është pjesë e serialit turk që po shfaqet në kanalin Star, ku po shkëlqen me paraqitjet dhe po merr komente pozitive.

“Nefes Nefese” është seriali më i ri që po shfaqet në Turqi, gjersa 35-vjeçari po luan rolin e kosovarit, Boran.

Tashmë janë shfaqur dy episode të serialit dhe Xhelilaj është një ndër tre aktorët kryesor të projektit filmik turk.

Ndryshe, Niku ditë më parë kishte dhënë një intervistë ekskluzive për Telegrafin teksa ka folur për jetën mes Gjermanisë, Turqisë dhe Shqipërisë.

Lexo po ashtu Nga roli i “Shqiptarit” në një karrierë ndërkombëtare: Nik Xhelilaj flet për ndryshimin e tij dhe jetën e re në Gjermani

I pyetur ndër të tjerash se cili është çelësi i suksesit dhe një mesazh që do të jepte për të rinjtë që synojnë kinematografinë, Niku tha se mos-dorëzimi dhe puna e vazhdueshme janë rruga më e mirë drejt suksesit.

“Mos u dorëzo! Në Shqipëri dhe Kosovës është e vështirë, mos u dorëzohu edhe kur e sheh se je vetëm, i tillë është profesioni, gjithnjë me veten tënde do ta kesh sfidën më të madhe: Po e zgjidhet aty, je fitues”, përfundoi Nik Xhelilaj. /Telegrafi/

Exit mobile version