Site icon Telegrafi

Nijazi Gashi, kandidat i mundshëm i PDK-së për kryetar të Prishtinës

Të enjten është mbajtur Kuvendi i parë zgjedhor i Degës II të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prishtinë.

Në këtë Kuvend zgjedhor morën pjesë 121 delegatë, ku Nijazi Gashi u zgjodh kryetar i Degës II të PDK-së në kryeqytet, raporton “Epoka e re”. Po ashtu, në këtë kuvend është zgjedhur edhe Kryesia e kësaj dege.

Dega II e PDK-së në Prishtinë unanimisht ka propozuar si kandidat të mundshëm të PDK-së për kryetar të komunës së Prishtinës në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, kryetarin e sapozgjedhur të kësaj dege, Nijazi Gashin.

Exit mobile version